Kompania

Mbështesim bizneset në transformimin e tyre digjital duke ofruar kompetenca teknologjike dhe zgjidhje software të personalizuara, të orientuara drejt vlerës së biznesit

Kompania

Forward nuk është vetëm një emër, por një mënyrë e të menduarit dhe një vizion

Jemi një realitet i konsoliduar, i rrënjosur fort në vlerat e inovacionit teknologjik, me fokusin gjithmonë nga e ardhmja.

Ekipi ynë i ekspertëve nga disiplina të ndryshme, trajton sfidat komplekse me kuriozitet, vendosmëri dhe një balancë mes vizionit strategjik, njohurive teknike dhe ndjeshmërise njerëzore.

Ne besojmë se inovacioni i vërtetë lind nga kombinimi i kompetencës dhe pasionit

Për këtë arsye punojmë në një ambient bashkëpunues ku çdo zë dëgjohet dhe çdo ide mund të bëjë diferencën. Përvoja e fituar në Itali — aty ku nisi rrugëtimi ynë — na ka mësuar të ndërthurim rigorozitetin teknik me kreativitetin, duke sjellë vlerë të shtuar jo vetëm në projekte, por edhe në marrëdhëniet me klientët dhe partnerët.

Jemi të pranishëm në Shqipëri me një ekip në rritje të vazhdueshme, të gatshëm të përballet me sfidat e tregut global

Specializimi ynë përfshin zhvillimin software, teknologjitë web dhe mobile, menaxhimin e Big Data dhe infrastrukturën Cloud, duke adaptuar me efikasitet përdorimin e inteligjencës artificiale. Çdo projekt për ne është një mundësi për të krijuar zgjidhje të personalizuara që kane impakt real, zgjidhin probleme konkrete dhe ndihmojnë klientët tanë të evolojnë me sukses.